DVP ElbasanTheu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, vihet në pranga 36-vjeçari që u kap në flagrancë duke dëmtuar automjetin e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka dëmtuar me sende të forta, automjetin në pronësi të një shtetasi tjetër. Në vijim të verifikimeve për këtë rast, ka rezultuar se 36-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. — Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Q. A., 62 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.