Kievi ka shpërthyer në festë për herë të parë që nga nisja e luftës mbrëmjen e djeshme. Banorët e qytetit të çliruar Kerson ishin protagonistët kryesorë që i dhanë harenë e munguar kryeqytetit të dëshpëruar. 

Lumturi në Kiev pas 9 muajsh, festohet çlirimi i Kherson

Banorët e rajonit Kerson në jug të Ukrainës e kanë kaluar natën në sheshin Maidan në Kiev duke festuar për çlirimin e qytetit të tyre.

Atmosfera festive vjen pas 9 muajsh lot dhe dëshpërim që kur nisi sulmi rus në 24 shkurt.

Banorët e Kersonit që u nisën për në Kiev filluan të grumbulloheshin në sheshin Maidan rreth orës 19:00 të mbështjellë me flamuj, ata përqafonin njëri-tjetrin dhe hidhnin tapa shampanje.

“Ndjej gëzim të madh që jam në këtë festë. Jam shumë i lumtur që jemi këtu bashkë për të ndarë këtë gëzim. Jam i lumtur sepse edhe familja dhe miqtë e mi mund janë të sigurt. Ndihem i emocionuar.

Pres të kthehem në Kherson për të parë banesën time, qytetin tim, miqtë e mi. Dhe jam shumë e emocionuar po.

Lumturi në Kiev pas 9 muajsh, festohet çlirimi i Kherson

Unë jam duke qarë dhe duke qeshur. Zemra kërcen nga lumturia. Më vjen shumë mirë që Kherson është kthyer në shtëpi. Kjo është një barrë e madhe nga supet e mia. Është krejtësisht, është vërtet shumë mirë. Falënderoj djemtë tanë. Ne ju duam djema aq shumë. Dhe presim që të gjithë të gjallët të shkojnë në shtëpi. Kam një vëlla në luftë aktualisht,” thonë banorët.

Qyteti mund të jetë një portë për forcat e Ukrainës në të gjithë rajonin Kherson me dalje në Detin e Zi në perëndim dhe Detin Azov në lindje.

Administrata ushtarake ruse e instaluar në jug të Ukrainës tha se forcat e Kievit po avanconin për në rajonin e Zaporizhias.

Lumturi në Kiev pas 9 muajsh, festohet çlirimi i Kherson