Tashmë janë publikuar dy emrat e artistëve që do të perfomojnë në hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022.
Faqja e FIFA-s ka publikuar një njoftim ku bën me dije se këngëtarët që do të performojnë janë Maluma dhe Myriam Fares.
Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.
Kujtojmë që më herët, Dua Lipa reagoi në Instastory ku shkroi se nuk do të performojë në “Kupën e Botës” dhe se as nuk do ta ndjekë skuadrën e saj Anglinë, në Katar.
“Ka shumë spekulime se do të të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë në negociata me asnjë platformë. Do të jem duke bërë tifo për Anglinë nga larg. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”– ka shkruar Dua Lipa.
Mirëpo, u tha më herët edhe se Shakira do të performonte por këto lajme u hodhën poshtë së fundmi.
Epo tashmë emrat janë zyrtare dhe presim një super performancë nga Maluma dhe Myriam Fares.