“Kur Gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Asamblenë vjetore të Dhomës së Tregtisë Amerikane.
Ambasadorja tha se është e rëndësishme që reforma kundër korrupsionit të zbatohet, në mënyrë që të lulëzojë ekonomia në vend dhe që bizneset amerikane të kenë më shumë besim për të investuar në Shqipëri.
“Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Sepse këtu ka mundësi. Gjithmonë duhet të kërkojmë për këto mundësi dhe të jemi seriozë. Do të ketë më shume investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Është me rëndësi reforma kundër korrupsionit”, tha Yuri Kim.
Ndër të tjera, Kim ka deklaruar se furnizimi me energji në Evropë mund të bëhet përmes Shqipërisë.
“Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën ne kemi parë ndikimin kemi parë ndikimin që ka sjelle mbi ekonominë evropiane dhe sektorin e energjisë, sepse është vërtet i ndërvarur nga gazi natyror. Besoni ose jo ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO dhe që Evropa të çlirohet nga varësia e Rusisë. Pra diversifikimi i furnitorëve me energji mund të realizohen përmes Shqipërisë, me atë që po ndodh këto. Projekti i gazit të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë 5 mld metër kub gaz natyror në vit. E gjithë TAP-i ka kapacitet 20 mld metër kub gaz natyror. Jemi duke eksploruar mundësitë. E gjithë kjo do të mbështesë përpjekjet tona për të rritur energjinë në Evropë, veçanërisht për të sjellë rreth 50 mld metër kub gaz në vit në Evropë.”/abcnews.al/