Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit. Sipas sondazhit të Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.
Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutral. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4 në tetor.
Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.
Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutral ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%.