Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar mbremjen e sotme se nuk komenton vendimin e DASH për shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha non-grata.

Në një intervistë për Abc, Lulzim Basha deklaroi se ai nuk do të vendosë kurrë as interesin e Berishës dhe askujt tjetër përfshirë veten e tij mbi interesin e demokratëve.

Ndër të tjera, Lulzim Basha theksoi se kurrë nuk do të përshtyjë mbi 16 vite bashkëpunim me Berishës, por është e domosdoshme ruajtja e raportit me SHBA-të.

I pyetur a i ka kërkuar ambasadores amerikane provat për shpalljen e Berishës non-grata, Basha tha se nuk e bën një gjë të tillë dhe provat duhet t’ia kërkojnë atyre që e kanë shpallur non-grata Berishën.

Pjese nga biseda

Pyetje: A besoni ne akuzat e ngritura nga DASH kunder Berishes?

Basha: Qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk jam unë që e komentoj këtë vendim. Vendimi është marrë pas një seri ngjarjesh. Bindja ime ka qenë dhe mbetet kjo: Interesi as i Sali Berishes dhe as i Lulzim Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe PD-së. Kam marrë vendimin më të vështirë. Heqja e përgjegjësisë nga vetja ishte më e lehtë. Kam marrë vendimin me kostot më të larta. Nuk kam ndërmend të pështyj në asgjë të përbashkët në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Kemi patur arritje për Shqipërinë. Kemi pasur dhe ne problemet tona. Ajo që ka ndryshuar është domosdoshmëria për ruajtjen e raportit me SHBA-të.

Pyetje: Keni kerkuar te shihni provat për Berishën?

Basha: Kam peshën e rëndë të përgjegjësisë, me barrën që na është shumëfishuar nga shpallja non grada e Berishës dhe më pas sjelljes së tij, mos më bëni pyetje mua por pyesni Amerikën që ka shpall atë vendim. Unë kam marr vendim për një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët amerikanë, skam ndërmend të komentoj këtë vendim, përgjegjësia ime është përballë me regjimin dhe jo të qëndroj në lakun që kërkon të na lidhë këmbët. Këto janë gjëra që nuk kalohen lehtë, shikoni arkivat e medieve dhe aty i kam thënë faktet qëndrimet dhe PD dhe kryetari duhet të merrte vendimin që tashmë është publik.