Pyetje: Kur do jetë protesta nëse planifikoni së afërm?
Basha: Opozita ka udhëhequr dhe do udhëheqë të gjitha protestat që ka thirrur dhe i ka dalë në ballë. Nuk është opozita problemi. Problemi është një qeveri që ka kapur gjithccka. Opozita ka thirrur protesta dhe do thërrasë protesta. Janë vjedhur të dhënat e opozitës dhe të gjithë qytetarëve. Ftesa ime ndaj ccdo media eshtë të mos shkfokusoni vëmendien ndaj këto skandale. Ka disa nga ata që kanë humbur karrigen, hajdutë që kanë rrjepur PD-në dhe që deri dje ishin me ne por tani zënë karriget në studio duyke sulmuar PD-në. Jemi ndarë me të shkuarën tashmë. Ne jemi gati të mbajmë përgjegjësine tonë për gjithccka kemi bërë. Janë vjedhur rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve, dy ditë pasi është arrestuar bishti i një afere. Merruni me kte. Ju kërkoj të hiqni dorën nga shfokusimi nga tema kryesore. Kryeministri duhet të jete i dorëhequr sot dhe para drejtësië. Mjafton që shqiptarët të bëhen bashkë dhe gjithcësecili të bëjë pjesën e tij. Opozita do bëjë punën e saj. Kur ta thërrasim protestën do ta mbajmë publikë, se s’do ta mbajmë sekret. Që jemi në gjendje të organizojmë protesta madhështore e kemi treguar. Që do e bëjmë mos kini asnjë dyshim. Sot duhet të përqëndrohemi në këto dy skandale.