Gjatë ditës së sotme, deputeti demokrat, Belind Këlliçi vuri një ultimatum ndaj Bashës duke i kërkuar që deri në datën 5 janar të lironte karrigen e kreut të partisë Demorkatike.

Ky i fundit u përgjigj ndaj Këlliçit duke thënë se ndihej keq që kishin prodhuar njerëz që mendonin vetëm për karrigen.

Lulzim Basha: Se kanë mendjen shqiptarët tek karriget. Aty e kanë mendjen vetëm ata që kanë qenëe në këtë betejë për karrige. Ndjes shqiptarëve që ne kemi prodhuar njerëz të tillë të cilët në këtë kohë kur shqiptarët nuk kanë ushqim ne tavolinat e tyre ata e kanë mendjen tek karriget. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan këtu vetëm për një karrige.