A do e lironi zyrën nëse shkarkoheni nga Gjykata Kushtetuese? Ishte kjo pyetja e një gazetari të cilën presidenti Ilir Meta e priti me të qeshura në mes të konferencës.
“Kjo ishte pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Institucioni ka qenë në shërbim të popullit dhe presidenti që ta dini se ju e dini…
Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj edhe duhet mbi 2 të 3 për ta shkarkuar presidentin që të mos bëhet noter i qeverisë dhe skllav i pushtetit. Dhe kushtetuta e thotë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës dhje kryerjen e krimit të rëndë këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhtinë ndaj atdheut.
Pse është nxitur i gjithë ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e vendit. Ne të gjithë do të monitorojmë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të cilat janë të shenjta, kështu që besoj se e morët një përgjigje”, tha Meta