Avokati i Saimir Tahirit ka deklaruar se gjatë kohës që kanë qenë duke pritur vendimin e Gjykatës për klientin e tij Saimir Tahirin i ka thënë këtij të fundit që mund të largohej nga salla e gjyqit pa pritur vendimin dhe mund të shkonte në shtëpi por sipas Maks Haxhiajt Tahiri ka refuzuar duke qendruar në salle dhe priti vendimin e gjykatës që e dënoi me 3.4vite burg. Pas vendimit të gjykatës së apelit Saimir Tahiri u dërgua në burgun 313.
Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhiaj, deklaroi në studion e ‘Opinion’ se vendimi i gjyqtarëve për të dënuar klientin e tij ishte i diktuar.Ai tha se gjyqtarët vetë ishin të bindur tek pafajësia, por te dhoma e këshillimit diçka ndodhi.”Nuk është vendimi që ata kishin në bindje, por ka ndodhur diçka në dhomën e këshillimit. Ne prisnim vendimin e shkallës së parë. E kam të provuar që ata që ndikuan, nuk e di kush ndikoi, por ata i dolën të keqes përpara. Ky trup gjykues nuk shprehu vendimin që mendonte. Gafa më e madhe në këtë proces kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër gjykata nuk mund të rëndojë të pandehurin. Prokuroria kërkoi 12 vjet për 3 akuza që ishte dhënë pafajësia, që do të thotë që gjykata do gykonte vetëm ankimin tonë për shpërdorim’, tha Haxhiaj./Egnatia News