Gjatë konferencës së ditës së sotme, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u pyet lidhur me ftesën që iu bë nga ish kryeministri, Sali Berisha për të marrë pjesë në Kuvendin e ditës së nesërme.

Bardhi përsëriti për të disatën herë se kishte vetëm një Kuvend të demokratëve dhe se ishte ai i datës 18 dhjetori. Gjithashtu ai ftoi Berishën që të merrte pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe të shprehte pakënaqësitë e tij lidhur me çështje të ndryshme.

A do jeni pjesë e tubimit apo Kuvendit të PD gjatë ditës së nesërme?

Gazment Bardhi: Nuk e kam ndjekur deklaratën e Berishës, konfirmoj pjesëmarrjen time në Kuvendin e datës 18 dhjetor në orën 11 në pallatin e Kongreseve. Ftoj edhe Berishën të marrë pjesë dhe të paraqesë çështje për diskutim gjatë Kuvendit.