Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka folur shkurtimisht për gazetarët, një ditë pasi Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kreytar i komanduar i PD.
E pyetur nga gazetarët nëse do ta pranojë drejtimin e PD, ajo tha se cdo vendim që do merret do të konsultohet me kolegët. Saka ajo tha se dorëheqja e Alibeajt ka qenë e papritur.
Po ashtu Tabaku shtoi se është takuar me sekretarin e përgjithshëm të PS mbrëmjen e djeshme por nuk dha detaje rreth takimit.