Tashmë që duket se kampet politike kanë ndezur motorrët elektoral për përballjen e 14 majit, puzzle-it  i mungojnë vetëm emrat zyrtarë për atë garë .
E ndërsa mazhoranca në Elbasan ka zyrtarizuar Gledian Llatjan dhe grupi i rithemelimit në PD  Luçiano Boçin.
Duket se s’do të jenë  këta të vetmit në përballjen   e 14 majit .
Pritet konfirmi i emrit të PD zyrtare drejtuar nga Alibeaj.
Por !
Ujrat mesa duket diten e djeshme i turbulloi dhe Bindja Demokratike.
Antari i Këshillit bashkiak të Elbasanit profesor Arian Samarxhiu i shigjetoi të dy Gledian Llatjan dhe Luçiano Boçin si model të mjerimi të Elbasanit .
Samarxhiu apelon për një kthesë të fortë e të menjëhershme.
Prej disa kohesh drejtuesit e Bindjes janë shprehur se ka nevoje për një model të ri që të ngjalli shpresën tek njerzit. E konfirmuar deri më tani nga ana e Bindjes Demokratike është gara për keshillin bashkiak.
Por a do të jetë Arian Samarxhiu kandidat për kreun e bashkisë Elbasan apo vetëm në garë për keshillin bashkiak.

Për këtë në mungesë të një konfirmimi zyrtar, do të duhet të presim ende.