Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashton Lulzim Bashën nga gara e ardhshme për kreun e PD-së, me kushtin që ai të jetë pjesë e një gare, ku do të jetë vota e demokratëve ajo që do të bëjë zgjedhjen.
“Jam i gatshëm për çdo lloj lëvizje që ka në qendër votën e lirë. Largimi masiv i shqiptarëve, rritje e varfërisë, të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët që është dhunimi i votës së lirë. Vota e lirë është zemraku i lirisë”, tha Berisha kur u pyet për një kongres pajtimi.
Si do e hiqni Bashën?
Berisha: Gara është e hapur, në këtë kontekst, cilido është gati është i mirëpritur. A jep dorëheqjen Lulzim Brava? Nuk e ka në dorën veten e tij.
Gara për kreun e PD është e hapur, po nëse Basha nuk e njeh?
Berisha: Mendoj se zoti Brava ka injoruar veten e tij dhe është injoruar nga elektorati. Le ta lëmë në fatin e tij.