Është bërë publike axhenda e mbledhjes së së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të mbahet ditën e enjte më datë 2 Shtator.

Në dokumentin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, bëhet me dije se pas miratimit të rendit të ditës Asambleja Socialiste do të dëgjojë më pas fjalën e kryetarit Edi Rama dhe më pas do të bëhet zgjedhja e Kryesisësë re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Nuk dihet ende nëse Edi Rama do të zgjedhë Asamblenë e partisë Socialiste për të publikuar kabinetin e ri qeveritar, apo do ta bëjë këtë gjë një moment tjetër brenda kësaj jave.

NJOFTIMI:

Nr.1, datë, 30.08.2021

Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë KombëtareTë Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste  Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

Zgjedhja e Kryesisësë re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.