Myftniu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili i është përgjigjur interesit të besimtarëve nëse përdorimi i kriptmonedha është haram apo jo.

Sipas Myftiut, përdorimi i kriptmonedhave konsiderohet si haram, për arsye juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore

Njoftimi:

Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre? Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. 

Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore. Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram); 1. Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.30.2020. 2. Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021. 3. Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.