Skuadrat e U13 ndalen në barazim

U zhvillua sot në kompleksin sportiv″ Shefqet Lamçe″ ndeshja e futbollit  midis ekipit të Elbasanit dhe Dinamos për grupmoshat U13.  Gjatë gjithë 90-minutëshit të lojës ndeshja ishte e vakët dhe pa aksionë.Ekipi i Elbasanit bëri një paraqitje disi më ndryshe në  mesfushë por pa marrë rezultat .

 Pritej një fitore për elbasanasit e U13 edhe pse në pankinë u mungonte traineri i tyre Mario Kocia i cili e ndoqi ndeshjen dhe dha udhëzimet nga shkallët e stadiumit ″Elbasan-Arena″.

Por pavarësisht lojës së futbollistëve asnjëri nuk arriti të shënonte në portën e Dinamos dhe anasjelltas. 13 vjeçarët e Dinamos nuk mundën që të merrnin 3-pikëshin e dëshiruar në ″Elbasan Arena″.

Kjo ndeshje u gjykua nga nje treshe elbasanase arbitrash me kryesor ″Andi Zdravan″. Në fund dhe pa rezultatet e pritshme nga të dyja skuadrat ajo u duk si ndeshje miqësore.