Harrojeni dilemën, pula vezën apo veza pulën. Pyetja më e rëndësishme është: a janë vezët të mira apo të dëmshme për shëndetin tuaj? Fatkeqësisht as shkenca nuk ka një përgjigje përfundimtare për këtë.

Vitin e kaluar një  analizë e Universitetit të Harvardit me 215,000 njerëz zbuloi se ngrënia e një veze në ditë nuk shoqërohet me një rrezik të rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Por, tani, një studim i ri me mbi 500,000 njerëz ka zbuluar se ngrënia e një veze, rrit rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, shkruan CNN.

Në fakt, rreziku i përgjithshëm i vdekjes u rrit me 7% për çdo gjysmë veze shtesë të ngrënë në ditë, sipas studimit të botuar të martën në PLOS Medicine./e.b-abcnews.al