Gjykata vendosin masën “arrest me burg” për ish-ministrin Lefter Koka i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik që ka nisur pas kallëzimit nga LSI-ja.

Avokati i Lefter Kokës:
“Lefter Koka është krejtësisht i pafajshëm akuzohet por shpërdorim detyre si ish-ministër, por në të vërtetë s’ka asnjë përgjegjësi.
Nuk u fol për përgjegjësi të tjerëve, Koka nuk ka përgjegjësi për impiantin e Elbasanit i cili i është dorëzuar në fillim të janarit prandaj s’ka përgjegjësi. Aai akuzohet për shpërdorim detyre por e vërteta është që aty s’ka asnjë përgjegjësi Lefter Koka.

3.7 milionë euro ryshfet? “Njoftimi zyrtar nuk është për 3.7 milionë euro dhe në sallë nuk u tha kjo gjë, dhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës duhet të provohet që ta themi. Lefter koka edhe neve u morëm me veprën penale për “shpërdorim detyre” si ish ministër për impiantin e Elbasanit.

Nuk është normale që të jetë person nën hetim përse nuk është pyetur asnjëherë. Fillimi i këtij procesi ishte politik nga kallëzimi i LSI-së dhe sot mora vesh që është bërë sërish një shtojcë tjetër në kallëzimin nga LSI. Nuk është normale që një ish ministër te merret nën hetim dhe të arrestohet kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është normale që ish ministri të arrestohet kur nuk ka asnjë provë, nuk është normale pasi Koka u kontrollua edhe banesa. Problemet janë të hetimet. Kallëzimi është politik kurse për arrestimin ne do të merremi ditët në vijim. Do të bëjmë ankimin tonë në gjykatën e Apelit”, tha avokati.