Mosinvestimi I tyre është kthyer në problem

Rrugët e parehabilituara në qytetin e Elbasanit duket sikur janë kthyer dicka normale për qytetarët dhe ky shqetesim vazhdon vit pas viti . Por mungesa e ndërhyrjes në akset rrugore nuk është I vetmi shqetësim me të cilin përballen qytetarët e Elbasanit edhe trotuaret janë një problem më vete .

Në qytetin e Elbasanit pothuajse në cdo lagje trotuaret, aty ku ndodhen, janë shumë të ngushtë  dhe në një pjesë të mirë të tyre është pothuajse i pamundur kalimi  dhe vec kësaj në keto troruare prej vitesh nuk është vënë dorë duke i lënë të paasfaltuar dhe në gjendje sic tregohet në këto pamje .

Qytetarët shprehen për egnatia neës se shpesh hasin vështirësi për të ecur në ta dhe se  duhet patjeter nderyrja rikonstruksionin e tyre.

ky problem është shqetësuas pranë shkollave kur fëmijëve u duhet të kalojnë si dhe për të moshuarit të cilët duhet të tregohen 2fish të kujdeshem./Egnatia news