Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u pyet sot në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës me urdhër të SPAK, pas dyshimeve se ka marrë një rryshfet prej 4 milionë eurosh.

Ahmetaj tha shkurtimisht se përgjegjësia para ligjit është individuale, edhe pse vendimet e qeverisë për çështjen që Koka është nën hetim janë marrë në të njëjtën ditë nga disa prej ministrive, përfshirë dhe atë që drejtohej nga Arben Ahmetaj në vitin 2017.

“Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as politike dhe as kolektive”, tha Ahmetaj dhe iu largua gazetarëve me një lloj nxitimi.

Ndërkohë që u kthye sërish pas pyetjes së gazetarëve se çfarë do të ndodhë me inceneratorin e Elbasanit, i cili duhej ti kalonte shtetit brenda pak ditëve, ku tha:

Ka një procedurë të përcaktuar ligjore për atë që përmendët ju.