Ndryshime të reja janë kryer në strukturat e Policisë së Shtetit. A2 CNN mëson se Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
Ndërkohë në komisariatin e Sarandës, i cili shihet si strukturë e rëndësishme sidomos gjatë sezonit veror, është emëruar zv.shef komisariati shef krimesh oficeri Mateo Bakalli, i cili konsiderohet nga oficerët më të talentuar dhe perspektivë në Policinë e Shtetit. Më parë ai ishte shef i agjentëve në komisariatin nr.1 ku arriti rezultate të larta.
Hita pritet të bëjë edhe ndryshime të tjera në vijim për të riergjenizuar strukturën e policisë me figura të reja.





