I pyetur nga gazetarët se a ka qeveria një datë kur mund të nisë vaksinimin masiv Rama u përgjigj me nota ironie dhe duke rideklaruar dhe njëherë se është shumë shpresëplotë që në verë do të marrim frymë lirisht.

“Nuk e di a e keni më gjithë mend apo thjesht e keni sa për të bërë pyetje këtë. Nuk e di çfarë do të thotë a ke një datë, këtu bëhet fjalë një sasi dozash që sigurojnë një fushatë masive çdo ditë, për sa kohë kjo sasi dozash nuk është këtu, data është muhabet të hedhim fall.

Jam shumë besimplotë që shumë shpejt do të kemi mundësinë të marrim frymë lehtësisht dhe sezonin veror ta kemi shumë më të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve. Por datë, jo, më vjen keq ka një gjë që nuk shkon….”, tha Rama.

Faxweb