Në vendet me kulturë të re demokratike ku peisazhi politik është i karakterizuar nga identitete të paqarta politike e ideologjike, roli i të rinjve në politikëbërje është i një rëndësie të veçantë.

Hulumtimet tregojnë se 73% e të rinjve asnjëherë nuk janë angazhuar në ndonjë parti politike për shkak të mungesës së motivimit dhe hapësirës së kufizuar dhe një gjë e tillë krijon një hendek të madh në zhvillimin e një shteti.

Një nga subjektet politike që i ka dhënë përparësinë kryesore të rinjve në këto zgjedhje është Bindja Demokratike, duke i dhënë atyre hapësirën të shpalosin idetë dhe energjitë për të ardhmen e vendit..

Një nga figurat që ka tërhequr vëmendjen mediatike gjatë kësaj fushate elektorale është koordinatori i Bindjes Demokratike në Elbasan Erion Murataj i cili pohon se një nga arsyet që e ka shtyrë për të ndërmarrë një përgjegjësi kaq të madhe si ç’është kandidatura e tij për deputet, është fakti që rinia nuk ka përfaqësi në parlamentin shqiptar.

Murataj thotë se arsyeja përse këtë vit i’u bashkua garës për deputet lidhet me qytetin tij të lindjes, Elbasanin!

Erion Murataj: Elbasani është qyteti ku unë u rrita dhe pretendoj që të rris fëmijët e mi, por në sferën politike ka një boshllëk shumë të madh lidhur me përfaqësimin e të rinjëve. Kjo është arsyeja e parë se përse e ndërmora këtë nismë. Përfaqësimi i të rinjëve duhet të jetë shumë herë më i madh dhe ata të kenë më shumë akses në qeveri dhe vendimmarrje! Gjithë subjektet politike qofshin këto të dala rishtazi apo subjekte të vjetra politike duket të kuptojnë që qarkullimi i elitës është një domosdoshmëri e cila po kthehet në një mundësi që nuk duhet humbur. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë që të përfaqësohen denjësisht dhe më kryesorja unë mendoj që ata njerëz që sollën demokracinë, të cilët janë shumë pak të përfaqësuar sot, kanë krijuar nëpërmjet fëmijëve, nëpërmjet investimit që kanë bërë për arsimin shkollimin dhe jetës që i kanë ofruar fëmijëve të tyre, një elitë të re politike e cila mendoj se do ti japë më të mirën këtij vendi dhe ti japë fund tranzicionit 30 vjeçar, që për hir të së vertetës është kthyer në një gangrenë, qoftë në sytë e ndërkombëtarëve po ashtu dhe në jetën tonë e secilit prej nesh, jo vetëm në Elbasan por në të gjithë shqipërinë. Thirrja ime është ndaj atyre që janë politikisht të pozicionuar dhe qëndrojnë stoik në atë pozicion. Të votojnë të rinj dhe të reja në listat e çdo subjekti zgjedhor. Është e vetmja mundësi që Shqipëria mos të përballet me një eksod të dytë si ai i 90- tës. A nuk do të ishte mëkat nësë në parlament nuk do të kishim të rinj?! -përfundon Murataj.

Egnatia news