Myqerem Murataj ish gjenerali i I Brigadës 33/77 duket se dashje-padashje është bërë pjesë e fushatës zgjedhore të 2021 dhe arsyeja për këtë është nipi I tij ,kandidat I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj. Ish gjenerali Murataj është duke mbështetur Erionin jo vetëm për vlerat që nipi i tij përfaqëson si një i ri i shkolluar dhe me vizion por gjithashtu për faktin se ai i përket atij brezi që dikur luftuan për Shqipërinë që të ishte si e gjithë Europa, por  teksa vitet kaluan ëndrrat dhe dëshirat e tyre u thërrmuan . Ish gjeneral Myqeremi  pavarësisht moshës së thyer është i pranishëm në fushatën e nipit të tij për të lobuar e për ti bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tij që këtë vit të votojnë për një të ri.  Ashtu si Myqeremi  edhe të moshuarit e tjerë janë lodhur duke pritur ndryshimin dhe duke u gënjyer nga politikanët e vjetër që  vit pas viti i kanë zhgënjyer.

Erion Murataj është djalë Elbasani, është lindur e rritur në këtë qytet dhe ka mundësi të bëjë shumë për të ndryshuar historinë. Krenar për të nipin Myqerem Murataj  fton të gjithë qytetarët e Elbasani të votojnë për nipin e tij pasi ashtu si ai, Erioni do të bëj gjithçka që Elbasani të jetë një qytet më i mirë më i sigurtë dhe më i zhvilluar.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të karrierës së ish gjeneralit të Brigadës sulmuese 33/77 rrëfyer për Egnatia News.

Myqerem Murataj: “Karriera ime nisi ne vitin 1954 në Përmet.

Më pas kam shkuar në Vlorë e  atje u bëra Komand Kompanie zbulimi . Nga Vlora shkova në Peshkopi ku më emëruan Shef Zbulimi Brigade. Më pas nëndrejtor I Zbulimit për rreth 1 vit. Kalova më pas në Berat ku mbajta postin e Shefit të Shtabit të Brigadës.

 Pas Beratit erdha në Elbasan ku më emëruar Komandant Brigade në Kombinatin Metalurgjik. Në Elbasan kam ardhur në vitin 1976 dhe veç postit të Komandantit kam mbajtur edhe një sërë postesh të tjera kryesisht me funksion shoqëror. Unë kam qenë antar i komitetit të Partisë në Kombinatin Metalurgjik . Antarë I Shtabit Mbrojtës të rrethit të Elbasanit. Antarë I komitetit të grupimit të Elbasanit ,divizionit të Librazhdit .

Nga viti 1976 deri në vitin 1988 kur dola në pension qëndrova në Elbasan . Me brigadën kam kryer disa detyra të rëndësishme . Këtu kam shkuar mirë me të gjithë ,edhe pse nuk u linda këtu Elbasani u bë shtëpia ime ,i dedikova jetën me aq sa munda të bëja nga regjimi që këmi vuajtur ndaj sot besoj shumë dhe jam I lumtur që nipi im po kandidon për deputet pasi e njohë mirë se e kam rritur dhe edukuar vetë më dashurinë për qytetin dhë të bëj çdo që për të mirën e komunitetit”.

Egnatia news