Një 16-vjeçare në zonën Latina Scalo, është përdhunuar nga një person i panjohur. Së pari, vajza ka qenë me të dashurin e saj në një lagje të braktisur industriale në Latina dhe një i panjohur është afruar drejt tyre.

Megjithëse janë përpjekur të largohen drejt makinës së tyre, personi i paidentifikuar i ka ndjekur nga pas dhe ka goditur fort me grusht të dashurin e vajzës, i cili ka humbur ndjenjat. Pasi i është kthyer vetëdija, djali ka lajmëruar policinë, ndërkohë që vajza ishte zhdukur së bashku me makinën.

16-vjeçarja është gjetur ditën e nesërme në mëngjes, duke u endur në një rrugë fshati të pistë me baltë, pasi ishte dërguar nga abuzuesi në një vend të shkretuar, ku edhe është përdhunuar.

Pas kësaj, ajo është dërguar në spitalin Santa Maria Goretti, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit.