Bajrami U-15 shpallet kampion i ″Ligës Amatore″ të Elbasanit për këtë grupmoshë.

Gjatë gjithë sezonit u vu re një rivalitet  i  fortë midis disa skuadrave, por në fund meritoi gjithçka AF Bajrami që grumbulloi 54 pikë në total, me një bilanc prej 17 fitoresh dhe 3 barazimesh, duke e mbyllur kampionatin pa asnjë humbje.

Ceremonia e dorëzimit të titullit kampion u mbajt në fushën sportive të Bajramit, ku trofeun e dorëzoi administratori i kësaj skuadre, ″Vladimir Bajrami″, i cili uroi skuadrën e tij fituese dhe premtoi se kjo akademi do të vazhdojë në nxjerrjen e talentëve në futboll.

I lumtur për këtë triumf ishte trajneri pasionant ″Hekuran Jakupi″, ku së bashku me protagonistët e kësaj skuadre premtojnë se nuk do te ndalen me kaq.

Ndërkohë, përgjegjësi i Zyrës Rajonale të FSHF Elbasan, ″Ilirjan File″, gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut uroi skuadrën fituese për shpirtin e lartë të garës që tregoi gjatë gjithë këtij sezoni, duke u uruar njëkohësisht suksese dhe te gjitha ekipeve pjesëmarrëse.