Mund Pogradecin me rezultat  5 me 0

15 vjeçarët e Bajramit kanë kaluar në fazën tjetër të playoffit pasi mundën thellësisht me rezultatin 5 me 0 skuadrën e Pogradecit, në ndeshjen që u luajt në kompleksin “Bajrami”. Ka qenë një sfidë e dominuar totalisht nga ekipi elbasanas, të cilët për asnjë moment nuk e vunë në dikutim fitoren, por treguan një nivel më të lartë loje në krahasim me kundërshtarin që kishin përballë.

Sa i përket ndeshjes gjithçka u mbyll që në pjesën e parë, pasi vendasit shënuan plot katër gola duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Edhe në të dytën ka kohë për një tjetër gol të bajramit, duke i siguruar shifrat me rezultat  5 me 0.

Vlen të përmendet që Alesio Roseni shënoi një tripletë golash, ndërsa nga një rrjetë e realizuan edhe Kejdi Bajrami dhe Samuel Çelniku. Sakaq, një nga më të mirët në fushë ishte edhe mesfushori Riseldo Destila, i cili në fund të ndeshjes pohoi se Bajrami do të mundohet të fitojë trofeun.

 Futbollist AF Bajrami U-15 Akademia e Futbollit Bajrami për 15 vjeçarët e ka mbyllur kampionatin pa pësuar asnjë humbje në kampionat.