Teksa na ndajne edhe pak ditë nga festat e fundvitit tashme ka filluar të reflektohet rritja e çmimeve ne tregun agro ushqimor në Elbasan. Qytetarët të cilet kanë dalë të bëjnë blerje gjatë kësaj fundjave janë përballur me një rritje të çmimeve. Sipas tyre kjo rritje e mëtejshme e çmimeve lidhet me afrimin e festave të fundvitit. Ata thonë se blerja e të gjithë produkteve të nevojshme është bërë e pamundur.
Për shkak të rritjes së çmimeve disa prej tyre thonë se nuk do të marrin as gjelin e detit për ndërrimin e viteve sepse nuk kanë të ardhura.
Situata duket jo e mire edhe për tregëtarët të cilët thonë se shitjet deri më tani kanë qenë shumë të ulta.
Rritje të çmimeve kanë pësuar kryesisht produkte që përdoren për gatimet e nates festive si arrat të cilat shiten me 600 leke nga 500 qe kushtonin pak dite më parë. Gjithashtu ka rritje të çmimit të produkteve si gjalpi, veza,mishi etj./Egnatia news