Banorët e fshatit Obot të cilët ndodhen të izoluar si pasojë e përmbytjeve të vetmen mundësi komunikimi me Shkodrën kanë varkat.

Rritja e nivelit të ujit po e bën thuajse të pamundur edhe lëvizjen me mjetet e larta të ushtrisë.

Në masë, gjatë këtyre orëve janë futur në përdorim varkat por edhe në këtë të fundit udhëtimi nuk është aspak komod dhe i lehtë për shkak të një territori të vështirë që ndodhen në këtë zonë, raporton gazetari i Ora Neës Bepin Kolvata.

Dhe pjesë e këtyre vështirësive ishte dhe grupi i xhirimit të Ora News.

Ndërsa mesditën e sotme kishin hipur në varkë për të shkuar tek banorët e izoluar për të parë dhe pasqyruar gjëndjen atje motori i varkës që drejtohej nga dy ushtarë ngec.

Varka së bashku me grupin e xhirimit dy ushtarë ngecin në mes të lumit Buna në rrugën drejt fshatit Obot

Dy ushtarët më kot përpiqen të rindezin motorin por është e pamundur pasi motori kishte marrë ajër.

Pastaj ushtarët vendosin të vijojnë rrugëtimin me rrema

“Kemi mbetur në cep të lumit Buna ku po presim ose të vijnë të na marrin ose të rindizet motori” tregon gazetari I Ora News, Bepin Kolvata.

Ora news