Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) dhe Komisioni i Bashkimit Europian kanë dhënë një sërë këshillash për kursimin e energjisë për qytetarët e BE, në mënyrë që shtetet të reduktojnë varësinë nga karburanti që vjen nga Rusia.

Drejtori ekzekutiv i IEA-s Dr. Fatih Birol tha se “përdorimi i më pak energjisë është një mënyrë konkrete për të ndihmuar popullin ukrainas. Birol shtoi se hapat e sugjeruar mund të “zvogëlojnë fluksin e parave për ushtrinë ruse dhe të na ndihmojnë të vendosim në një rrugë drejt një planeti më të pastër dhe më të qëndrueshëm”.

Hapat e rekomanduar përfshijnë: reduktimin e ngrohjes, përdorimin më pak të ajrit të kondicionuar, punën nga shtëpia dhe udhëtimin me transport publik kur është e mundur. Ai gjithashtu thekson se qeveritë mund të ofrojnë “stimuj financiarë” duke ulur tarifat për udhëtime dhe duke mbështetur instalimin e paneleve diellore.