Autoriteti portual i Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit gjatë mbrëmjes së të premtes dhe ditës së shtunë.

Përmes një njoftimi për mediat autoriteti portual njofton të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që të mos dalin në det, pasi për shkak të motit të keq do të ketë dallgë të forta.

Në njoftim thuhet se të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022.

Njoftimi:

Njoftim për përkeqësim e kushteve hidrometeorologjike datë 22-23.04.2022

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne oren 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. 

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE

MJETET E  VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022. 

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00