Agron Kapllanaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD në Fier edhe një herë është shprehur qartë se nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën. Ai madje i ka bërë thirrje Berishës që të dorëhiqet në mënyrë që të lejojë demokratët të bashkohen.

“Unë me Sali Berishën nuk bashkëpunoj, e kam thënë, e them. I bëj thirrje Sali Berishës të japë dorëheqjen dhe të lërë demokratët të bashkohen. Të bëjnë një proces.

Sali Berisha nuk i sjell dot demnokratët në pushtet, me non gratën që ka mbi shpatulla është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe sigurisht është kohë e humbur dhe oksigjen për Edi Ramën që ta shtyjë sa më shumë dhe t’i japë një mandat tjetër, atë që demokratët nuk do t’ja falin Sali Berishës. Unë nuk kam asnjë lidhje me Sali Berishën”, u shpreh Kapllanaj.