Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ndryshimet e bëra në Partinë Demokratike gjatë këtij viti janë të shumta, por sipas tij, nuk mjaftojnë për të fituar në zgjedhje.

Gjatë një konference për media në kuadër të zgjedhjeve vendore, ku i pranishëm është edhe një përfaqësues suedez i partisë së djathtë Moderata, Berisha tha se PD duhet të fokusohet në ridimensionimin e gruas shqiptare si në parti dhe në shoqëri, në aspektin elektoral.

“Vendosëm një standard të ri këtë vit, duke votuar. Kemi votuar më shumë se çdo parti tjetër në histori. Jemi paraqitur në këtë kontekst, një parti e ndryshuar. Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendorë, për standardet më të mira. I japin fund kryetarokracisë, si një rrugë e sigurtë për të shmangur autokracinë në parti.

Të gjitha këto janë ndryshime pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar. Duhen ndryshime të thella, si ridimensionimi i gruas në parti dhe shoqëri. Edhe në aspektin elektoral, gratë dhe vajzat janë konstituenca”, deklaroi ndër të tjera Berisha.