Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ai nuk do të kandidojë për kryetarin e PD në këto zgjedhje përballë Berishës.
Shehaj, i cili më herët garoi përballë Bashës tha se është i vendosur që në këto zgjedhje nuk do të konkurojë.
Fevziu: Do kandidosh kësaj here?
Shehaj: Jo!
Fevziu: E vendosur?
Shehaj: Po, po!
Më herët edhe Fatbardh Kadilli deklaroi se nuk do të jetë pjesë e garës, pasi sipas tij në këto zgjedhje nuk ka garë.