Është kërcënuar me jetë ditën e sotme ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit K.G.

Gjatë kohës që K.G ushtronte detyrën e Shefit të krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ka qenë pjesë e hetimit të dhjetëra dosjeve të “nxehta”.

Ai ka hetuar dosjet e vrasjes së Bujar Çelës vëllait të Talo Çelës, për të cilën akuzohet Nuredin Dumani, apo vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

ABC neës shkruan se K.G ka bërë kërkesë pranë zyrës së Drejtorisë që merret me mbrojtjen e efektivëve, por kjo drejtori e ka refuzuar kërkesën e oficerit të lartë.