Zv/kryeministrin, njëherazi ministër i Rindërtimit Arben Ahmetaj këtë të premte ka reaguar në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social shkruan se kanë kaluar 2 vjet nga ai mëngjesi i trishtë që la shumë dhimbje tek ne, duke kujtuar të gjithë ato që humbën jetën tragjikisht nga ajo fatkeqësi.

Ministri  në mesazhin e tij ka falënderuar të gjithë ato që u angazhuan për të dhënë ndihmën e tyre pas kësaj fatkeqësie duke dhënë kontribut në ndërtimin e banesave dhe të instituvioneve shkollore.

Ndër të tjera ai thekson se sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

Në 2-vjetorin e një agimi te trishtë që tronditi vendin në themele, mori jetë dhe la gjurmë të thella në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithëve ne, mendimi i parë shkon për ata që fatkeqësisht nuk janë më 

Një falenderim nga ana tjetër për cilindo u angazhua në këtë proces, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.

Sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

Ia dolëm, për çdo shtëpi, pallat, lagje, çerdhe, kopësht e shkollë të re, qendër shëndetësore, për çdo km rruge dhe infrastrukturë të re, e nuk do të ndalemi deri sa vitin e ardhshëm të kemi fshirë edhe gjurmët e fundit të tërmetit.

Me mbi 11 mijë apartamente e mbi 4 mijë shtëpi individuale, 37 mijë banesa të rikonstruktuara, 168 shkolla, kopshte e çerdhe e 28 kantierë të infrastrukturës moderne në lagjet e reja, ky është një program unik zhvillimi urban, ekonomik e social, që mbi të gjitha prek familjet më të varfëra dhe ata më në nevojë, shprehja më kuptimplotë e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë së një qeverie ndaj njerëzve të vet dhe padyshim, krenaria ime më e madhe profesionale”, shkruan Ahmetaj./abcnews.al