Zv.kryeministri Arbeb Ahmetaj thotë se Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë elektrike brenda 7 viteve të ardhshme.
Ahmetaj tha gjatë fjalës së tij në Parlament se kjo politikë do të fokusohet në dy elementë të rëndësishëm dhe në përputhje me politikat e Bashkimit Europian, atë të diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike, si dhe dekarbonizimin e saj.
Zv.kryeministri Ahmetaj tha se shumë shpejt, në bashkëpunim me partnerët amerikanë do të ndërhyhet në kaskadën e Drinit, për optimizimin dhe shtimin e kapaciteteve të saj.
Pjesë nga fjala e Ahmetajt në Parlament:
Kemi qenë të zbuluar përpara rreshjeve, tekat e kohës dhe tekat e krizave të ndryshme na kanë gjetur të zbuluar dhe të pambrojtur. Sot kanë ndodhur elementë të rëndësishëm, një është diversifikimi. Po ecim në drejtimin e duhur me diversifikimin. Të jemi eksportues neto, nëse nuk bëjmë këtë për 7 vite, s’kemi bërë gjënë e duhur. Diversifikim dhe dekarbonizim, që përputhen të dyja politikat bashkë, ambienti dhe kriza energjitike. Vlen këtu sot të bëjmë një histroi të shkurtër të politikës energjitike
Në 2005 çmimi u mor 4.4 lekë dhe në 2013-ën shkoi 7 lekë. Ne subvecionuam të gjithë qytetarët në nevojë. Po t’i lexosh, të gjitha vendet kanë lejuar rritjen e çmimit, ne nuk e kemi lejuar për familjet dhe biznesin e vogël. 5% e familjeve shqiptare harxhojnë mbi 700 kilovat në muaj. Kur i referohemi sipërmarrjes, sekretariati dhe politika e BE kërkon që ne t’i hedhim në treg. Rreth 7,500 biznese do të duhet të kishin dalë në mëshirën e tregut që sot është agresiv. Subvencionojmë të gjitha këto biznese. Kjo është politkë sociale dhe zhvillimore. Është në horizont për të shtuar kapacitetet dhe për të optimizuar kaskadën e Drinit bashkë me partnerët amerikanë.
Shikojini të tjera krizat, tërmeti, pandeminë, krizën e pushtimit rus të Ukrainës. Më thoni një moment që një qeveri tjetër ka bërë këtë, të ndërtojë shtëpi falas për të gjithë qytetarët që e gjetën veten në qiell të hapur nga tërmeti. Dhe një qeveri që të ndërhyjë me këtë shpejtësi dhe të mos lejojë rritjen e energjisë dhe të ketë gati një paketë për qytetarët.