Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi u shpreh se i gjithë procesi i zgjerimit ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, zyrtari i lartë i BE u shpreh se vlerëson maksimum durimin e shqiptarëve.

Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të shkonte çdo ditë në Shkup dhe Sofie, me qëllim që Bullgaria të heqë veton. Sipas vendimin per hapjen e negociatave e kane ne dore shtetet anëtare. Ajo qe mund te beje Këshilli është promovimi i arritjeve.

Komisioneri për zgjerim u shpreh se qëllimi është qe procesi i negociatave te mbyllet brenda presidencës franceze.

Ajo që mund të them është që ne duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Nuk mund të kemi një luftë në Evropë dhe Evropa mos përdorë mundësitë e saj që të stabilizojë Ballkanin. I gjithë procesi i zgjerimit ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit.

Është e vërtetë që në këtë procese jo vetëm që shikojmë stabilitet por mund të krijojmë stabilitet afatgjatë. Prandaj nuk mund të jap dhe nuk i jap kohë atyre që janë në këtë proces që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë. Ne këtë vendim duhet ta marrim dhe të ecim përpara. Nëse nuk  e marrim do të thotë që ne të heqim dorë nga ai mandat që kemi. Prandaj unë po punoj.

Unë e vlerësoj durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak durim nga ana juaj, sepse objektivi ynë është që ky proces të mbyllet brenda presidencës franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Kjo nuk ka të bëjë vetëm m e procesin, por ka të bëjë më mënyrën si ne do ta ndryshojmë realitetin në terren. Kjo është detyra që kemi dhe nuk duhet ti largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Do të shkoj në Shkup dhe Sofje nëse do të ishte e nevojshme, Duhet ta mbyllim këtë punë tani.

Do të thosha që nuk është Shqipëria ajo me të cilët po tallet njeri. Nëse ne nuk e vendosim për këtë gjë ne po tallemi me veten. Pra BE po tallet me veten. Kjo është një fjalë e rëndë për të thënë, prandaj nuk po e them këtë.

Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidatet. Vendimit nuk i kemi ne në dorë. Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare”, tha komisioneri.