“Lojtarët mu ankuan pas sfidës ndeshjes, e kishin të vështirë të bënim 2-3 pasime”. Ky shqetësim i Edy Reja pas sfidës kundër Kazakistanit, ishte i qartë dhe me sy të lirë, dukshëm fusha e stadiumit “Air Albania” ishte në gjendje jo të mirë, kushtëzonte shumë lojën e ekipit përfaqësues. Në kushte të tillë, FSHF u vendos menjëherë në lëvizje për të s postuar sfidën e fundit kundër Bjellorusisë në një tjetër stadium, opsioni i parë ishte “Elbasan Arena”.
Sigurisht një lëvizje e tillë, dy ditë përpara ndeshjes, ishte e vështirë për tu realizuar, mbi të gjitha kërkonte miratimin edhe të rivalëve. Ky opsion për të ndryshuar axhendën e zhvillimit të ndeshjes ka rënë përfundimisht. Burime për BalkanWeb pranë FSHF-ës bëjnë më dije se sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” sipas programiT, të mërkurën në orën 16:00.