Balluku: Shqipëria, destinacion i preferuar për turistët.
Kompania e fluturimeve Air France nisi këtë të shtunë fluturimet me Shqipërinë. Kompania do të operojë me nga dy fluturime në javë për të testuar tregun dhe më pas do të vendosë për zgjerimin e aktivitetit të saj me fluturime çdo ditë.
Gjatë uljes së avionit të parë ishte e pranishme edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha se ky është veprimi i duhur në kohën e duhur, duke iu referuar investimeve që po kryhen në aeroport, siç është edhe ndërtimi i terminalit të dytë për udhëtarët.
Balluku tha Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për turistët, teksa numri i udhëtarëve ditor nga aeroporti Nënë Tereza ka arritur në afro 13 mijë.