Presidenti rus, Vladimir Putin dhe e dashura e tij, gjimnaste Alina Kabaeva do të bëhen prindër.

“Mirror” shkruan se Putin do të lindë një “fëmijë lufte”, teksa shkruan se Kabaeva është në pritje të një vajze.

Sipas mediave të huaja presidenti rus i cili është 69 vjeç nuk është shprehur shumë entuziast për shtatzëninë e të dashurës.

“Kam mjaft fëmijë, dhe kam pasur mjaft vajza shumë kohë më parë” raportohet se ka thënë ai, kur ka mësuar për shtatzëninë e Alinës.

Jeta private e Putinit është e mbuluar me fshehtësi dhe nuk dihet saktësisht se sa fëmijë. Vajzat e tij më të njohura janë akademikja dhe biznesmenja Maria Vorotsova, 37 vjeç dhe shkencëtarja dhe ish-balerina Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, të cilën ai e kishte me ish-bashkëshorten Lyudmila.