Një aksident ka ndodhur në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal. Një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar m3 mjetin Opel Astra, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë.