Një djalë 16-vjeçar, Giuseppe Lenocci, ka humbur jetën në një aksident rrugor në provincën e Ankonës në Itali.
16-vjeçari ndodhej në një furgon të një kompanie ku po kryente një praktikë në kuadër të një kursi trajnimi për hidraulikun dhe ngrohjen.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, ndërkohë që drejtuesit janë plagosur rëndë.
Giuseppe Lenoci po udhëtonte në anën e pasagjerit (ajo që pësoi goditjen më të madhe në pemë) dhe vdiq në çast.
Shoferi, një 37-vjeçar, u hodh nga kabina, duke përfunduar disa metra larg automjetit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë nxjerrë trupin e djalit nga llamarina.
37-vjeçari është transportuar në spitalin e Torrette di Ançona në gjendje të rëndë.