Home ELBASANI SOT VIDEO/NUMRI I TË INFEKTUARVE BIE EDHE NË FSHATRA

VIDEO/NUMRI I TË INFEKTUARVE BIE EDHE NË FSHATRA

6

Në Mollas testimet arrijnë deri në 2 persona

Ulje e numrit të infektimeve nga Covid-19 vërehet edhe në njësitë administrative të qarkut të Elbasanit. Me fillimin e muajit Shkurt vërehet edhe një ulje e numrit të personave që paraqiten në qendrat shëndetësore për të kryer vizita mjeksore apo për të marrë trajtim.

Mjekja e përgjithshme në qendrën shëndetësore të Mollasit në Cërrik shprehet për Egnatia News se numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm.

Doktoresha shton se si pasojë e uljes së numrit të të infektuarve me Covid-19 është ulur edhe numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjeksore. Asllani thotë se gjatë ditës në qendrën shëndetësore paraqiten për tu testuar deri në 2 persona.

Aktualisht situate është duke u kthyer drejtë normalizimit në njësitë administrative për shkak edhe të numrit më të ulët të banorëve në to.