Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar shqiptar.

Bëhet me dije se në aksident ka humbur jetën Lorenc Beqari. Aksidenti ka ndodhur pranë Durazzanino , pak metra përtej kufirit midis Forlit dhe Ravenës.

Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari ishte një biznesmen nga Durrësi dhe se ishte nisur për në Forlì për t’u takuar me të dashurën. Beqari humbi kontrollin e mjetit tip “Afa Romeo” dhe doli nga rruga duke u përplasur me disa pemë.

Shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që ndodhi aksidenti.