Itali – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite në Viale Veneto në Riccione. Një kamion “Peugeot” i drejtuar nga një punëtor shqiptar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur dhunshëm në një pemë.
Shoferi, sipas raportimeve të para, ka dalë vetë nga mjeti, por më pas është ndier keq. Ai u dërgua në spitalin Bufalini në Cesena me një helikopter shpëtimi që u ul në një fushë aty pranë.
Nw aksident nuk u përfshinw automjete të tjera. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe Zjarrfikësja dhe Policia Vendore.


