Ministrja e Arsimit Evis Kushi, uron nxënësit për përfundimin e këtij viti shkollor. Tashmë është koha të shijoni pushimet verore shkruan Kushi, duke u sugjeruar nxënësve të argëtohen me familjet dhe shokët, por të mos harrojnë dhe librat.

“Nxënës të dashur, Me mbylljen e këtij viti shkollor ju jeni më të rritur, jo vetëm në moshë, por edhe në dije dhe aftësi, pasi gjatë kësaj kohe keni përvetësuar mjaft njohuri të dobishme. Tashmë është koha që të shijoni pushimet verore e të argëtoheni, së bashku me familjet, shokët e shoqet, duke shkuar në det, mal apo vende të tjera të bukura shqiptare.

Pushimet tuaja do të jenë edhe më të bukura nëse lexoni librat që mësuesit apo prindërit ju kanë sugjeruar. Këshilla ime e veçantë për ju këtë vit është të ushtroheni sa më shumë në aktivitete sportive dhe lojra zbavitëse në ajër të pastër, pasi kjo i bën mjaft mirë shëndetit dhe zhvillimit tuaj fizik e mendor. Kalofshi pushime sa më të mbara e të gëzuara”, shkruan Kushi.