Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos, ku një makinë tip “Benz është përplasur me një makinë tjetër.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerët.

Mësohet se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftim policie

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje./abcnews.al/