Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin pasditen e së hënës. Një fuoristradë dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy drejtuesit e mjeteve janë shpëtuar nga hapja e air bageve dhe vendosja e rripave të sigurimit. Ndërkohë, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar.

Drejtuesit janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasojë e përplasjes, është bllokuar aksi Elbasan-Peqin